Delegacioni i Beogradit, i kryesuar nga drejtori i Zyrës për Kosovë dhe kryenegociatori në nivel teknik, Petar Petkoviq, ka mbërritur mbrëmë në Bruksel.
Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, të enjten më 11 shtator, në mëngjes, ata do të marrin pjesë në një rund të ri të dialogut me Kosovën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Klankosova.tv ka pyetur zyrën e kryenegociatorit Besnik Bislimi për një takim të tillë, por ende nuk ka ndonjë përgjigje.
Ky rund i ri vjen vetëm dy ditë para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Takimi i fundit i dialogut u mbajt më 10 qershor.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...