Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka cilësuar si kërcënim të hapur ndaj sigurisë së serbëve në Kosovë vendosjen e stendave me emblemën e UÇK-së në hyrje të Graçanicës.
Ai tha se shoqëria në Kosovë po lëviz në drejtim të radikalizimit të rrezikshëm para syve të bashkësisë ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.
“Stendat me emblemën e UÇK-së janë një thirrje e hapur për dhunë dhe punën e njerëzve që janë krenarë për krimet e tyre, dhe kjo është arsyeja pse unë pres që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi të reagojnë urgjentisht dhe të marrin masa për ta eleminuar këtë”, tha Petkoviq.
Sipas Petkoviqit, një situatë e tillë kërkon alarm dhe kujdes, sepse këto veprime mund të shndërrohen në kërcënime serioze për sigurinë.
“Sidoqoftë, kjo është një situatë që kërkon alarm dhe kujdes, sepse kërcënimet verbale në Kosovë dhe Metohi, siç na ka mësuar përvoja, shumë lehtë shndërrohen në kërcënime më serioze të sigurisë,” tha Petkoviq
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...