Drejtori i të ashtu quajturen Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka vendosur një kusht qeverisë së Kosovës, lidhur me pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale në komunat veriore.
Petkoviq ka thënë se së pari duhet të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, e pastaj Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, shkruan Kosovo-Online transmeton Arbresh.info.
“Kusht për të shkuar në zgjedhje është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Petkoviq.
Sipas tij pala kosovare nuk është e gatshme të zbatojë asgjë.
“Për tëtë gjithë është e qartë se me çfarë vështirësi po përballemi në dialog. Sepse, në anën tjetër Prishtina nuk është e gatshme të zbatojë gjë, nuk është e gatshme të angazhohet për dialog, por vetëm dëshiron të shkaktojë incidente e të krijojë tensione në Kosovë”, tha Petkoviq
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?