Ish ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Sllavisha Petkoviq, ka thënë se në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe nuk dinë diçka vetëm se dëgjojnë mendimet e kundërta për të, të politikanëve nga Kosova dhe atyre nga Serbia.
“Esenca është që serbët dhe shqiptarët në Kosovë duke respektuar të gjitha komunitetet, mund të jetojnë ose së bashku ose kurrsesi. Kurrfarë ndarje nuk mund të kalojë në Kosovë. Të ketë shtet në shtet nuk mund të kalojë. Nuk është e mirë kjo”, ka thënë Petkoviq, njofton Klan Kosova.
“Duhet të jetojmë së bashku, jo ndaras. S’mund të ketë sistem të tretë të pushtetit në Kosovë. Shpejt ashtu do të vinte koha që të shtiem në njëri-tjetrin. Nuk jam më mençuri në botë, por pak merrem vesh me politikë. Është ide aq e keqe kjo e Asociacionit. Më mirë është që të fuqizohet vetëqeverisja lokale, le të forcohet secila komunë. Le të takohen kryetarët mes vete dhe të vendosin komunikim. Dikush e ka trilluar një zgjidhje për të bërë kufi brenda Kosovës dhe kjo nuk është zgjidhje e mirë”, ka thënë ai.
Sipas tij parimi i së drejtës është parim universal dhe askush nuk ka të drejtë t’i mohojë të drejtat themelore askujt.
“Askush nuk duhet të mendojë të ketë më shumë të drejta se dikush tjetër”.
“Ne nuk duhet të kemi më shumë të drejta se komunitetet tjera pakicë, duhet të vendoset një ekuilibër. Secili duhet t’i ketë të drejtat e garantuara”.
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës nën dyshimin...
I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...