Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk mund të shkohet para në procesin e dialogut.
Petkoviq, pas përfundimit të takimit të sotëm në Bruksel me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçak emisarin e BE-së për dialogun, ka theksuar se ata kanë biseduar për 10 orë.
“Çështja e parë dhe themelore që ngritëm është formimi i Asociacionit. Kanë kaluar nëntë vjet nga marrëveshja e Brukselit dhe ne ende jemi në pritje të formimit, dhe të gjitha obligimet tjera duhet të zbatohen”, ka thënë Petkoviq për Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime