Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë reagime në twitter, duke përmendur presidenten Vjosa Osmani, referuar deklaratave të saj për Aleksandar Vuçiq rreth Ballkanit të Hapur.
”VjosaOsmani nuk e humb rastin të sulmojë @avucic për shkak të përkushtimit të tij për paqen dhe bashkëpunimin rajonal. Janë fjalë të panjohura në Prishtinë, atje dinë vetëm gjuhën e urrejtjes. Prandaj nuk është për t’u habitur që ata janë kundër konceptit të “Ballkanit të Hapur””, shprehet Petkoviq.
Mes tjerash ai vazhdon reagimin e tij, duke përfshirë në këtë debat edhe ish-krerët e UÇK-së.
”Lëre atë @VjosaOsmaniPRKS shikoni më afër biografitë e politikanëve nga Prishtina që po gjykohen në Hagë për krimet më të tmerrshme, sepse presidenti @avucic mund t’i japë asaj mësime se si të ruajë paqen!”.
Samiti në Mal të Zi: Shtohen thirrjet për shmangie të destabilizimit të Ballkanit
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...