145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit ka sjell një reagim nga Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Pektoviq.
Pektoviq iu ka drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjatë një interviste në Tanjug duke thënë se Kurti duhet të frymëzohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit e jo nga Lidhja e Prizrenit.
“Rezoluta 1244 e cila po ashtu miratua në këtë ditë është një dokument juridik ndërkombëtar i detyrueshëm për Kosovën dhe nëse tashmë është dashamirës i përvjetorëve dhe historisë, Kurti nuk duhet të kthehet në të kaluarën e lashtë por të frymëzohet në atë dokument të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ai.
Pektoviq dha fakte jo reale duke aluduar se 145 vjet më parë, një grup i otomanëve u mblodhën në Prizren për ta themeluar Lidhjen e Prizrenit, i cili cilësoi se ishte kryeqyteti i perandorëve serbë./Arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër