Petkoviq: Fushata në Kosovë ka filluar, serbët përsëri në shënjestër

09:43 | 14 Janar 2021

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, është deklaruar pasi iu ndalua vizita në Kosovë.

Ai tha se institucionet në Prishtinë, natën e kaluar, dy orë pas mesnatës, “vendosën ta ndalojnë të vizitojë zonat e përmbytura në zonat e banuara me shumicë serbe dhe siç tha ai “të shpërndajë ndihma humanitare për familjet e rrezikuara”, transmeton Klan Kosova.

“Është e qartë se fushata zgjedhore në Prishtinë filloi para afatit ligjor dhe se serbët janë përsëri shënjestra kryesore. Veprimi i politikanëve shqiptarë tregon se marketingu politik është më i rëndësishëm për ta sesa jeta dhe siguria e njerëzve”, tha Petkoviq në një deklaratë, raporton Tanjug

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara