Ditë më parë, Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian e ka nisur një peticion online për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Schneeberger ka thënë se deri më tani janë bërë 5000 nënshkrime dhe ka kërkuar që ky numër të shkojë në 7500, shkruan arbreshi.info
“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.
Iniviativën e Schneeberger e ka mbështetur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek./arbresh.info/

Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...