Janë bërë thuajse pesë vjet që kur Diana Kastrati u vra në pikë të ditës disa metra larg shtëpisë së saj, dhe i dyshuari për vrasjen e saj, ish-bashkëshorti Adnan Jashari ende nuk është kapur nga organet e ndjekjes dhe drejtësisë kosovare.
Madje autoritetet kompetente vendore edhe pse tash e tri vjet po presin përgjigje nga autoritetet spanjolle për ekstradimin e të dyshuarit, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Ministria e Drejtësisë thotë se që nga koha kur kjo ministri kishte pranuar informatën se i dyshuari Jashari ishte arrestuar në Shtetin e Spanjës, autoriteteve të këtij shtetit u janë bërë dy kërkesa për ekstradim, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
“Për këtë rast është lëshuar një URDHËRKËRKIM NDËRKOMBËTAR ndaj të dyshuarit dhe i njëjti figuron të jetë i kërkuar në INTERPOL. Ne kishim pranuar një informacion që i njëjti është lokalizuar në Shtetin e Spanjës, mbi bazën e këtij informacioni ne kishim përcjell 2 herë kërkesën për ekstradim dhe pas kësaj ne nuk kemi pranuar asnjë informacion lidhur me statusin e këtyre kërkesave”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë, shkruan arbresh.info.
Zyrtarë të kësaj ministrie thonë se ky komunikim ishte realizuar përmes EULEX-it si lehtësues i komunikimit me shtetin e Spanjës pasi që të njëjtit nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës. Ndërsa që nga viti i kaluar, sipas MD rolin e lehtësuesit me këto shtete e kryen Zyra PSBE (EUSR).
Ndërsa, prokurorja e rastit Besa Limani, ka refuzuar të jap ndonjë përgjigje rreth asaj se çfarë ka ndodhur me këtë rast. Edhe pse redaksia e arbresh.info ka më shumë se një javë që ka kërkuar çfarëdo përgjigje rreth këtij rasti, por nuk ka arritur me marr asnjë përgjigje të vetme.
Ndërsa avokati Haxhi Millaku, mbrojtës i të dyshuarit Adnan Jashari thotë se kjo lëndë është në pezullim të procedurës , deri sa klienti i tij gjendet në arrati. Avokati Millaku thotë se nuk di asgjë sa i përket vendndodhjes së klientit të tij dhe se nuk ka komunikuar asnjëherë me të. Avokati Millaku më herët kishte paralajmëruar vetë dorëzimin e Jasharit tek autoritetet vendore, por disa ditë më vonë ai u kap nga autoritetet spanjolle, ku edhe dyshohet të jetë tash.
Ndryshe, Diana Kastrati është vrarë në maj të 2011-së dhe i dyshuari kryesor për kryerjen e këtij krimi është ish-bashkëshorti i saj Adnon Jashari, me të cilin ajo kishte qenë e martuar për 10 vjet. Familja Kastrati një vit pas vrasjes së vajzës së tyre kishte dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për të konstatuar nëse sistemi i drejtësisë në vend ka funksionuar te rasti i vajzës së tyre, dhe nëse jo, kush është përgjegjës për këtë mosfunksionim./G. Lushi/Arbresh.info/
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...