Është dënuar me 5 vite burg i akuzuari për veprën penale “Grabitje në tentativë”.
Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media, përcjell Arbresh.info.
“I akuzuari B.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) viteve, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 05.11.2022 e deri më datë 22.06.2023 dhe në arrest shtëpiak nga data 22.06.2023 deri me datë 17.08.2023.”
Kjo pasiqë, vitin e kaluar, i pandehuri bashkë me katër të tjerë kishin tentuar grabitjen e një pompe të naftës në Komoran.
“Me datë 01.09.2022 rreth orës 04.30, i pandehuri B.M së bashku me katër të pandehur të tjerë kishin tentuar që të grabisin pompën e derivative të naftës “Exfis” e cila gjendet në Komoran, në atë mënyrë që të maskuar dhe të armatosur me armë, ishin afruar deri te pompa, mirëpo aty kishin vërejtur patrullën e policisë dhe pastaj me shpejtësi ishin larguar në drejtim të panjohur.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.
Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE duhet të përfundojë deri ...
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Dit...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...