Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën nacionale Prishtinë –Gjilan.
Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan.
Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...