Pesë përsona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Drenoc të Klinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar , zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Pejës.
Gashi tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Drenoc në komunën e Klinës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve”, tha ai./Arbresh.info/
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK