Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë -Ferizaj, përkatësisht në Çagllavicë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se të përfshira në aksident kanë qenë tri vetura, ndërsa për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.
“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Arbresh.info, ajo gjithashtu ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...