Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli i cili ka thënë se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Me datën 16.11.2024 rreth orës 18:15 në rrugën ”Ahmet Kaçiku” në Ferizaj në afërsi të nënkalimit ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor , ku janë përfshirë tri vetura. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në vetura , lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli./Arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje