Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka raportuar se ka arrestuar pesë persona për dhunë në familje gjatë 24 orëve.
Sipas raportit, thuhet se një i dyshuar për dhunë është arrestuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, e Gjakovë, ndërsa në Istog janë arrestuar dy vëllezër të cilët ishin përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje, transmeton arbresh.info.
“Prishtinë 06.05.2020 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nipin e tij. I dyshuari pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Po ashtu, në raport thuhet se, në Fushë Kosovë mbrëmë rreth orës 21:30, është arrestuar një i dyshuar i cili kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Istog 05.05.2020 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar vëllezër, për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ndërmjet veti. Të dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Kurse, në Gjakovë i arrestuari që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij, ishte me të meta mendore, dhe pas arrestimit është dërguar në repartin psikiatrik, ku është hospitalizuar./arbresh.info
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...