Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident të ndodhur ndërmjet dy veturave në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, më saktësisht në zonën e quajtur “Fshati i Vjetër” të martën mbrëma.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për arbresh.info ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime.
“Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajt është marrë me aksidentin”, ka thënë ai./arbresh.info/
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?