Vazhdojnë pritjet dhe kolonat e gjata në dalje të Kosovës.
Bashkatdhetarët vazhdojnë të ballafaqohen me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar statistikat e fundit të fluksit në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas këtyre statistikave pritje më të madhe ka në dalje të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Pavarësisht orëve të vona, bashkatdhetarët në Merdare në dalje të Kosovës janë duke pritur deri në pesë orë ndërkaq kolona ka arritur deri në një kilometër.
Ndërkaq në dalje të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, bashkatdhetarët janë duke pritur deri në tre orë, ndërkohë që kolona ka arritur deri në 300 metra, shkruan më tutje lajmi.net.
Në bazë të këtyre statistikave, edhe te Dheu i Bardhë ka pritje në dalje të Kosovës. Atje qytetarët janë duke pritur maksimumi 40 minuta.
Ndërsa në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, qytetarët janë duke pritur 20 minuta për të dalë nga Kosova.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nëpër të gjitha pikëkalimet e tjera kufitare, pritja nuk është më e gjatë se 15 minuta.
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme