Pesë kosovarë janë arrestuar nga Policia e Kosovës përgjatë të martës nën dyshimet për trafikim të dy të miturve dhe detyrimin e tyre që të kryejnë shërbime seksuale, si dhe dhunimin e tyre.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, teksa ka bërë të ditur se dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, teksa tre të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz në vazhdën e aktiviteteve të saj për ta parandaluar dhe luftuar trafikimin me njerëz, përmes hetuesve kompetent nga Sektori qendror i hetimeve në tri ditët e fundit pas hetimeve të zhvilluara me prokuroritë përkatëse, ka zhvilluar dy operacione dhe ka arrestuar gjithsej pesë (5) persona të dyshuar m/kosovar për kryrjen e veprave penale si: Trafikim me Njerëz, Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe vepres penale të Dhunimit”, thuhet në komunikatë.
“Nga pesë (5) personat e arrestuar dy (2) nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa tre (3) janë liruar në procedurë të rregullt”, vijon komunikata.
“Lidhur me rastet në fjalë janë të identifikuara edhe dy (2) viktima të trafikimit të moshës së mitur, të cilat po marrin shërbimet dhe trajtimin sipas procedurave standarde për personat e trafikuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
Arteta: Shpresojmë që kemi mësuar nga viti i kaluar, sepse i...
Kurti në takim e Sorensen, shpreh gatishmërinë për kthim të ...
Greqia goditet nga një tjetër zinxhir tërmetesh, panik te qy...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi në Itali: Diplomaci intens...
Endrit Thaçi shprehet optimist nga Haga: Duke i numëruar dit...
Ilir Meta shkruan letër nga burgu: Vajza ime ka siguruar eks...