Në kohën kur aksidentet me fatalitet po shtohen, këto janë disa këshilla që vozitja të jetë më e sigurt:
1-Respektoni distancën e sigurisë në udhetim
2-Mbani korsinë e djathtë dhe evitoni paraklimet e gabuara dhe daljen në korsinë e kundërt pasi kjo mund t’ju kushtojë gjobë dhe pezullim të lejedrejtimit.
3-Kujdes me shpejtesinë; Duke tejkaluar shpejtesinë mund të “fitoni” maksimumi 20 minuta, por mund të jeni “pre” e radarëve të Policisë Rrugore dhe mund të mbeteni për një deri tre muaj pa lejedrejtimi dhe ky është një telash më shumë për ju.
4-Në çdo rast vendosni rripat e sigurimit dhe kaskot, lidhni fëmijët në sediljet e pasme, kështu kthimi nga pushimet do të jetë më i sigurtë.
5-Nëse keni konsumuar alkool është më mirë që mjetin ta drejtojë bashkëshortja ose dikush tjetër që nuk ka përdorur alkool. /OraNews
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile