Situata pas sulmit terrorist serb në Banjskë do t`i sjell në Kosovë këtë të hënë 5 emisarët e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Francës e Italisë.
Pesëshja e madhe fillimisht do të qëndrojë në Prishtinë, e pastaj do të shkojë edhe në Beograd.
Në përbërjen e delegacionit do të jenë emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak, emisari amerikan për rajon, Gabriel Escobar, si dhe emisarët e liderëve të Gjermanisë Francës e Italisë, Emanuel Bon, Jens Pletner si dhe Françesko Talo.
Do të jetë ky njëkohësisht takimi i parë në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe emisarit evropian, Miroslav Lajçak, që nga acarimi i raporteve pas takimit të fundit të liderëve, kur shefi i qeverisë kosovare akuzoi ndërmjetësin evropian se nuk është neutral dhe se po ia mban anën Beogradit./RTK
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...