Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, bënë përurimin e urës në Saradran dhe panë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës “Lugu i Drinit”.
Kurti i uroi banorët dhe i falënderoi për mikpritjen e përzemërt në këtë rast të rëndësishëm për ta dhe për zhvillimin infrastrukturor për Komunën e Istogut dhe Komunën e Pejës.
“Jam këtu bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Feratin, që ta përurojmë këtë punë të përbashkët, që ka domethënie shumë të madhe për banorët e kësaj zone, por edhe të gjithë qytetarët, të cilët tash do të mund të lëvizin edhe lirshëm edhe më shpejt dhe më mire. Andaj , gjithë banorëve dhe të gjithë qytetarëve, urime rruga e re edhe ura e re”, u shpreh kryeministri Kurti.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se përurimi i sotëm ishte në kuadër të zbatimit të projektit të titulluar “Ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe bujqësore në Komunën e Istogut dhe Pejës”, i cili përpos urës lidhëse Saradran-Ruhot parasheh edhe:
– Ndërtimin e rrugës “Lugu i Drinit”, me gjatësi prej 970 metra
– Ndërtimin e rrugëve në Dubovë, me gjatësi prej 1.2 kilometrave
– Ndërtimin e kanalit të ujitjes në Prekallë, me gjatësi prej 1.7 kilometrave
– Rivitalizimin e pendës Saradran-Ruhot
Projekti është në përfundim e sipër dhe pritet të finalizohet brenda muajit./arbresh.info/









Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...