Tashmë është zyrtare, tuneli i Mitrovicës do të hapet sot.
Përurimi i këtij tuneli do bëhet saktësisht 23 javë që nga koha kur është futur në fazë të renovimit.
“Të enjtën (02.05.2019) pas rinovimit të tërësishëm nga MIT-ja me fillim në ora 14:00, përurohet tuneli në hyrje të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e MIT.
Kujtojmë se për vonesat që ishin bërë në hapjen e këtij tuneli javën e kaluar ishin organizuar edhe protesta në shenjë pakënaqësie për zvarritjen e punimeve.
Ndryshe, për shkak të mosfunksionimit të këtij tuneli, qytetarët me automjetet e tyre shfrytëzojnë rrugën alternative për kyçjen në qytet, ndërsa brenda qytetit shpesh krijohen kolona.
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...