Nën përkujdesjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe komunës së Drenasit, sot në orën 15:00 do të bëhet përurimi i shtatores së humanistit, mjekut dhe heroit të kombit, Hafir Shala.
Shtatorja është e vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e cila mban emrin e Hafir Shalës në Drenas.
Mjeku i UÇK-së Hafir Shala 23 vjet më parë është zhdukur në rrethana të panjohura dhe nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar në shkurt 2019, doktor Hafir Shalën me urdhrin “Hero i Kosovës”, për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë luftës së UÇK-së, duke u kujdesur si mjek për ushtarët dhe popullatën civile në zonat e luftës./arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...