Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr pjesë në përurimin e Repartit të ri të Pediatrisë në Mitrovicë.
Për këtë rast, Kurti ka thënë se reparti i ri është me 11 dhoma të pajisura plotësisht, me dhomë për mjekim intensiv dhe 25 shtretër për hospitalizim, përcjell Arbresh.info.
“Pediatria në Mitrovicë kishte vetëm një dhomë dhe shtatë shtretër. Për 8 vjet ishte bllokuar projekti i ndërtimit të objektit të ri. 8 vjet pas, Mitrovica bëhet me Repart të ri të Pediatrisë, me 11 dhoma të pajisura plotësisht, me dhomë për mjekim intensiv dhe 25 shtretër për hospitalizim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
“Reparti i përuruar sot, përveçse infrastrukturë e re e me pajisje mjekësore të gjeneratës së fundit, është edhe shërbim shtesë për fëmijët e Mitrovicës. Këtu tani do të ofrohen për herë të parë shërbimi radiologjik – ultrazëri dhe rentgeni mobil – dhe spirometria, si dhe do të mund të realizohen të gjitha analizat e nevojshme laboratorike për pacientët e repartit”, shtoi Kurti.
Mes tjerash, Kurti theksoi se ka plane që numri i të punësuarve në këtë repart të rritet.
“Me plane që numri i tyre të shtohet në të ardhmen e afërt, aty aktualisht punojnë shtatë pediatre e pediatër dhe 15 infermiere. Hapësirat e reja e të përshtatshme të punës dhe pajisjet moderne do të jenë mundësi shtesë që të vazhdojnë të përmbushin misionin e tyre jetik e fisnik. E fëmijët do të marrin shërbime më shumë, trajtim më të mirë, në mjedise të këndshme”, tha Kurti./Arbresh.info
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...