Nxënës e mësimdhënës të SHFMU “Azem Bejta” në fshatin Kpuz të Klinës nga sot do të kenë kushte shumë më të mira për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, pasi objekti i ri shkollor modern, që ka kushtuar mbi 300 mijë euro, është përuruar dhe do të jetë në shërbim të nxënësve të Kpuzit e Qeskovës.
Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i ka uruar nxënësit, arsimtarët dhe prindërit për ketë projekt kapital, që do të shërbejë për ngritjen e kapaciteteve në arsim.
“Të rinjtë e fshatrave Kpuz dhe Qeskovë tashmë kanë një bazë të mirë të edukimit, me hapësirë të mjaftueshme dhe moderne. Qeveria lokale është e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira në infrastrukturën arsimore. Të investosh në arsim, është investim në të ardhmen e këtij vendi”, tha Bashota.
Në ceremoninë përuruese, atasheu i Ambasadës Zvicerane, ka lavdëruar pushtetin lokal në Klinë për investimin në këtë shkollë dhe tha se nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa investimi në edukim.
Banorët e kësaj ane kanë falënderuar kryetarin Bashota për angazhimin në realizmin e këtij projekti shumë të rëndësishëm që ishte kërkesë e kamotshme e tyre, ndërsa Bashota ka premtuar realizimin edhe të projekteve tjera që janë në interes të komunitetit.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...