Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala, dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, të kryesuar nga Shawn Waddoups, drejtor i Zyrës Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Çështje të Zbatimit të Ligjit, kanë bërë përurimin e Projektit të “Dhomës për intervistimin e të miturve” në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, projekt ky, i cili është financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Kryesuesi Maloku ka shprehur mirënjohje të thellë për Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, e cila ka mbështetur realizimin e këtij projekti, duke theksuar se mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka krijuar një imazh më të mirë për sistemin prokurorial të Kosovës.
Për rëndësinë e Projektit të “Dhomës për intervistimin e të miturve” në ngritjen e efikasitetit të punës në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, ka folur kreu i kësaj prokurorie, Ramiz Buzhala, duke thënë së krijimi i kushteve më të mira për intervistimin e të miturve do të ndikojë në efikasitet më të madh në punën e këtij departamenti.
Ndërsa, drejtori Waddoups është shprehur i lumtur për finalizimin e këtij projekti, duke shprehur gatishmërinë e Ambasadës së SHBA-së për ofrimin e mbështetjes së mëtutjeshme për sistemin prokurorial në Kosovë.
Donacionet e tilla të Ambasadës Amerikane në Kosovë janë dhënë edhe për pesë prokurori të tjera themelore të Kosovës./arbresh.info/
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...