Dy linja të reja ajrore direkte midis Prishtinës dhe Francës (Parisit dhe Lionit) u përuruan sot në prani të ambasadorit të Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në njoftimin e Ambasadës së Francës thuhet se kjo lidhje direkte, e mundësuar nga ASL Airlines France, do të lehtësojë udhëtimin për diasporën, do të stimulojë turizmin si dhe do të forcojë lidhjet ekonomike midis dy vendeve.
“Limak dhe Aéroport de Lyon , partnerë kyç në zhvillimin e Aeroportit Adem Jashari, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë sukses.Faleminderit të gjithë partnerëve që e bënë të mundur këtë!”, thuhet në postimin e Ambasades së Francës në Kosovë.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot