Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditura detaje për renovimin e ish-objektit Gërmia që ndodhet në qendër të kryeqytetit.
Rama ka shkruar në rrjetin social Facebook, se ky objekt, po kthehet në simbol të rilindjes urbane. I pari i kryeqytetit ka thënë se tashmë kjo hapësirë po shndërrohet në një vend ku kultura gjen shtëpi. “Përtej harresës”, ka shkruar Rama.
“Dikur një ndërtesë e vjetër e lënë pas dore, sot është në mes të transformimit. Muret e saj po marrin frymë të re, korridoret po hapen për ide të reja, dhe hapësira po shndërrohet ngadalë në një vend ku kultura gjen shtëpi. Gërmia po kthehet në simbol të rilindjes urbane! Shihemi në koncertet e ardhshme, ekspozitat, performancat apo ngjarjet e tjera kulturore!”, ka shkruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...