L.S., 44-vjeçar ka privuar nga jeta bashkëshorten S.S., po ashtu 44-vjeçare, më pas ka vrarë edhe veten.
Vrasja dhe vetëvrasja ndodhi në lagjen “Emshir” të Prishtinës, ndërsa në afërsi të viktimave u gjetën një armë zjarri dhe gëzhoja plumbash.
Arbresh.info mëson se dorasi ishte pjesë e brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për tragjedinë në familjen e bashkëluftëtarit tonë, Lulzim Sopi , i cili në mënyrë tragjike i dha fund jetës së tij dhe bashkëshortes së tij Sebahate Sopi! Të ndjerit lanë pas katër fëmijë. Ngushllime familjes dhe bashkluftëtarëve!” shkruan në facebook faqja që i dedikohet brigadës 138.
Policia Rajonale e Prishtinës konfirmoi se vdekja e viktimave është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor, teksa shtoi se policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
Më pas Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njoftoi se me të pranuar informatën prokurori kujdestar i këtij departamenti menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante.
“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti”, njoftoi prokuroria.
Zyret e reja të Ministrisë së Bujqësisë në veri, Kurti: Po e...
Gerrard: Guehi dhe Semenyo duhej të ishin te Liverpooli
Hamza: Rexhep Qosja ishte institucion i mendimit kritik dhe ...
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta 1.66 euro, benzina ...
Policia e Kosovës njofton për masa të veçanta të trafikut gj...
Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për p...