Në magjistralen Prishtinë-Gjilan, gjegjësisht në Hajvali ka ndodhur një aksident trafiku, ku një makinë ka shtypur një këmbësor i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes, raporton arbresh.info
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se i vdekuri është rreth moshës 70 vjeçar.
“Një person ka humbur jetë. I moshës rreth 70 vjeçar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha ai për arbresh.info.
Më poshtë keni një video nga vendi i ngjarjes./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve