Personi që dje u gjet i vdekur në banesën e tij në Deçan dyshohet se është vetëvrarë.
Policia e Kosovës ka treguar se pasi ka marrë një informatë, ka shkuar në lokacionin e lartcekur dhe ka gjetur viktimën mashkull të shtrirë në dysheme, shkruan portali arbresh.info
Rreth viktimës është vërejtur gjak si dhe një armë –pistoletë TT, një karikator, 8 (tetë) fishekë, një gëzhojë dhe një predhë, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë bërë shikimin dhe hetimin e vendit të ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML.
Deçan 25.12.2019-15:18. Patrulla policore pasi ka marrë një informatë ka shkuar në lokacionin e lartcekur dhe ka gjetur viktimën mashkull K/Shqiptar të shtrirë në dysheme. Rreth viktimës është vërejtur gjak si dhe një armë –pistoletë TT, një karikator, 8 (tetë) fishekë, një gëzhojë dhe një predhë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë bërë shikimin dhe hetimin e vendit të ngjarjes. Ekipi i QKMF- Deçan në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML. Motivi i vdekjes së viktimës për momentin është i panjohur, mirëpo dyshohet se është vetëvrarë. Arma dhe municioni që është gjetur në vendin e ngjarjes janë sekuestruar. /arbresh.info/
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...