Rreth orës 18:00 të mbrëmjes është djegur një shtëpi në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku ka mbetur i vdekur një person.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti e ka konfirmuar rastin ku ka bërë të ditur se personi në fjalë ishte i palëvizshëm dhe ndodhej vetëm në shtëpi.
Në prononcimin e tij për “Indeksonline”, ai ka theksuar se trupi i pajetë i viktimës tashmë është dërguar për obduksion.
“Një 47 vjeçar, paska mbetur pa shenja jete si pasoje zjarrit qe paska kapluar dhomën e ku ndodhej viktima, ngjarja raportohet te ketë ndodhur rreth orës 18:00 ne fshatin Llaushë të Skenderajt.” ka theksuar Zaiti.
Ndryshe, për këtë ngjarje ka reaguar edhe Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, menjëherë pas incidentit.
“I tronditur nga ngjarja e pasdites së sotme në Lagjen “Rrecaj” të Llaushës së Skenderajt, ku një bashkëqytetar i yni, rreth 45 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që ka djegur një pjesë të shtëpisë së të ndjerit” ka shkruar Jashari.
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...