Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017.
Nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, gjatë periudhës janar 2018 – dhjetor 2018 (viti i parë i mandatit katër vjeçar), u theksua se janë përmbushur 165 premtime; pjesërisht të përmbushura rezultojnë 94 premtime; në 345 premtime ka pasur nisma në përmbushjen e tyre; kurse 299 premtime akoma nuk kanë nisur së realizuari.
Numri më i madh i premtimeve të realizuara është shënuar në fushën e infrastrukturës, arsimit, administratës dhe shërbimeve publike. Ndërsa fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë, bujqësisë, si dhe ajo e urbanizimit.
“Instituti GAP bën monitorimin e realizimit të premtimeve vetëm në 26 komuna, sepse disa nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore. Komunat si Skenderaji, Mamusha dhe dhjetë komunat e banuara me popullatë shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete.Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale”, thuhet në komunikatën për media, shkruan Indeksonline.
Për të parë detajet e premtimeve të dhëna, mund të vizitoni platformën elektronike të Institutit GAP duke klikuar në këtë link http://www.komunat.institutigap.org/Premtimet
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja