Përplasje në Komisionin Hetimor për Energji, Muja propozon shkarkimin e Duda Baljes

15:25 | 27 Korrik 2022
A Z

Takimi i sotëm i Komisionit Hetimor për Energji është karakterizuar nga përplasjet, me nënkryetarin e këtij Komisioni, Armend Muja, i cili ka propozuar perjashtimin nga komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karaxhiq.

“Ne kemi dokumentuar pesë mungesa të deputetes Duda Baljes, dhe i kemi identifikuar gjashtë mungesa të deputetit të Listës serbe, Ljubinko Karagjiq. Ne i konsiderojmë se janë plotësuar kushtet dhe kështu duhet të përjashtohen nga Komisioni dhe të zëvendësohen me të tjerë”, tha Muja.

Pas kësaj ka reaguar Balje, e cila kërkesën e cila kërkesën e Mujës e cilësoi si politik dhe hakmarrje ndaj saj nga ana e partisë në pushtet.

“Partia në pushtet po dëshiron të më largojë nga Komisioni, pasi që nuk po i bindem kërkesave të tyre për të votuar në Kuvend”, tha Balje./arbresh.info/