Lutfi Haziri i quan si zhurmë politike përplasjet brenda partisë së tij, për të cilat thotë se duhet të lihen për kohën postpandemike.
Nënkryetari i LDK-së që njëherësh është edhe kryetar i Gjilanit, thotë se tani është koha që të gjithë së bashku të fokusohen në armikun e vetëm të quajtur COVID-19.
Haziri: S’është koha për zhurmë politike, të fokusohemi në luftën kundër COVID-19
“Nuk ka nevojë për zhurmë politike dhe nuk është koh a për zhurmë politike dhe duhet lënë në kohë postpandemike qëndrimet puro partiake dhe raportet puro partiake ose institucionale. Unë mendoj se duhet kthyer vijës së parë të frontit, e ajo vija e parë e frontit është koordinimi, bashkëpunimi, pavarësisht raporteve politike dhe institucionale në luftë me të panjohurën që quhet COVID-19, e që duhet ta ruajmë shëndetin e popullatës sonë. Së paku ta japin një kontribut me ruajt edhe shëndetin politik këto ditë”, thotë ai.
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale