Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti fjalën në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që u mbajt në Tiranë.
Ai u ndal te konflikti mes Iranit dhe Izraelit, ndërsa apeloi që tensionet të zgjidhen në rrugë diplomatike.
“Shqipëria shpreh shqetësim për tensionet në rritje mes izraelit dhe Iranit.
Ky konflikt ka pasoja serioze për Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për sigurinë dhe mbrojtën e qytetarëve të vet, po ashtu i bëjmë thirrje Iranit të anulojë programet bërthamore dhe balistike dhe të përmbushë detyrimet tij në përputhje me ligjin ndërkombëtar, përfshirë traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore.
Shqipëria i bënë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale dhe përpjekje diplomatike për shtensionimin e situatës dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme”, the Begaj./abcnews.al
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...