Raporti financiar për periudhën janar- mars të këtij viti ka përplasur asamblistët e pozitës dhe opozitës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, gjë që në fund edhe nuk morri votat e mjaftueshme.
Në mbledhjen e Kuvendit, sot asamblistët e Prishtinës po ashtu morën vendim që shtatorja e Ismajl Qemajlit të vendoset në oborrin e ish-rilindjes, aty ku tani është ndërtesa e dytë e Qeverisë, edhe pse pati propozime që shtatorja të vendoset në krye të kësaj ndërtese.
Ushtruesi i drejtorit të drejtorisë së Financave dhe Pronës, Visar Berisha ,tha se me këtë raport paraqitet auditimi për të hyrat vetanake mes tjerash, dhe se komuna për këtë periudhë ka arkëtuar 3 milionë e 354 mijë euro, të hyra këto kryesisht nga taksat dhe tatimi në pronë.
“Komuna e Prishtinës ka arkëtuar rreth 3 milionë e 354 mijë të hyra në periudhën Janar-Mars 2015, kryesisht nëse shikohen vlerat absolute, vlerat në euro, këto të hyra kanë ardhur nga taksat dhe nga tatimi në pronën e paluajtshme”, tha Berisha.
Derisa në këtë mbledhje mungoi kryetari, Shpend Ahmeti, asamblesiti nga radhët e Vetëvendosjes, Yll Hoxha tha se Qeveria e Kosovës me faljen e borxheve të qytetarëve ndaj shërbimeve të ndryshme komunale dhe publike ka dëmtuar në inkasimin e të hyrave për Prishtinën.
“Vendim politik që i dëmton të gjitha komunat nuk e ka dëmtua vetëm Prishtinën, e ka dëmtua inkasimin e mjeteve përmes këtij projektimi, i cili ndonëse e ka sqaruar, do të kishte qenë krejtësisht në rregull që nga tatimi në pronë dhe çfarëdo lehtësimi do të liroheshin rastet sociale por është absolutisht e papranueshme që të diskriminohen pozitivisht bizneset të papërgjegjshëm dhe qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët kanë vendosur të mos paguajnë tatimin për Komunën e Prishtinës”, tha Hoxha.
Ndërsa,shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së, Sami Hamiti, ky raport është i paharmonizuar dhe pa koherencë.
“Është e vërtet në shtator e kemi miratuar një buxhet… ai mundet me i mbledh dhe me i shti në buxhet kurdo por nuk e lejon askush me planifiku dëshira”, tha Hamiti.
E asambleisiti nga radhët e PDK-së, Shaip Shabani, tha se falja e borxheve nuk mund të përdoret nga ana e komunës si arsyetim që këtë vit nuk ka pas më shumë të hyra.
“Një çështje që e tha Visari nuk më pëlqej të hyrat nga tatimi në pronën e paluajtshme kanë ardhur si rezultat i një vendimi të qeverisë, atëherë kjo i bie që në vitin 2014 të hyrat që qenkan pritur nga këto taksa nuk paskan qenë si politika të këtij ekzekutivi por kanë qenë të vullnetshme. Në qoftë do të ishte e kundërta edhe sivjet do të vazhdoj i njëjti trend sepse falja e borxheve ka të bëjë me borxhet para vitit 2008, nuk ka të bëjë me borxhet pas vitit 2009. Nuk mund të jetë ky arsyetim se ose nuk ka të hyra”, tha Shabani.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...