Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pritur ngrohtësisht nga banorët e Barilevës në kryeqytet.
Rama ka thënë se kanë punuar në infrastrukturë, ndriçm e transport publik, mësim tërëditor e mbështetje të fermerëve.
“Barilevë mirë se ju gjeta sonte. Për Barilevën kemi punu me mësim tërëditor, në infrastrukturë, transport publik, ndriçim publik, e kemi mbështetur fermerë shumë”, tha Rama.
I pari i kryeqytetit theksoi se do t’i realizojnë të gjitha kërkesat e qytetarëve.
“Por, ka edhe shumë punë. Ka kërkesa të banorëve, për to po punojmë dhe kemi me punu gjithmonë. Sepse jemi për qytetarët me qytetarët. Na priftë e mbara me të parën me 12 tetor”, tha Përparim Rama.
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presid...
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese