Mbi 40 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bobole të gazit në një restorant në Ferizaj.
Si pasojë e këtij shpërthimi, 6 persona janë lënduar rëndë, me ç’rast edhe janë dërguar jashtë vendit për trajtim shëndetësorë.
4 persona janë dërguar në Turqi ndërsa 2 persona në Austri.
Një nga personat i cili është dërguar për trajtim në Turqi, E.B, thuhet se është në gjendje më të mirë shëndetësore.
Afërdita Hoxha përmes një postimi në Facebook ka dhënë lajme të mira ku ka njoftuar se Edoni është zgjuar dhe është larguar nga intubimi.
Në postimin e saj, Hoxha ka treguar që Edoni ka biseduar me gruan e tij dhe e ka kuptuar që është në Stamboll./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...