Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ahmet Dërguti”.
Persona të panjohur kanë dalë nga vetura derisa kanë therur dy të rinj të tjerë të cilët ishin duke ecur, një vajzë dhe një djalë.
Njëri nga të therurit me thikë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por që pas ndërhyrje kirurgjike gjendja e tij është përmirësuar.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani.
Ai ka konfirmuar se ndaj njërit person ka pasur ndërhyrje në stomak dhe i njëjti është dërguar për shërim të mëtutjeshëm në kirurgjinë abdominale, ndërsa gjendja e tij është e përmirësuar.
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...