Kamioni me rimorkio për transport veturash të tjera është rrokullisur në pjesën jugore të autostradës Bregana – Lipovac të Kroacisë, njoftojnë mediat kroate.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17, kur vetura me targa të Maqedonisë së Veriut është rrokullisur dhe për pasojë kanë rënë edhe veturat që ka qenë duke i transportuar.
Trafiku në autostradë është mbyllur për qarkullim në drejtimin lindor dhe është rikahëzuar në karrexhatën tjetër. Shoferi i kamionit është lënduar dhe është dërguar për mjekim në spitalin më të afërt./Alsat M/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje