Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e shoqëruar nga zëvendësministrja Elfete Shabani, mori pjesë në përmbylljen e projektit “Ulpiana 2015”, në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës. Përmes këtij projekti janë finalizuar drenazhimi, konservimi dhe restaurimi i pjesëve të caktuara, kryesisht në pjesën e Portës Veriore të këtij lokaliteti.
Ministri Shala tha se MKRS-ja, vitin tjetër, ka në plan pajisjen e lokalitet me ndriçim dhe mbështetjen e gërmimeve të reja në këtë lokalitet. Ministri paralajmëroi se do të shohin mundësinë e shpronësimit të pjesëve të cilat vlerësohen të rëndësishme për gërmimet e reja.
Ndërkaq, bartësi i këtij projekti, arkeologu Milot Berisha, shpjegoi për pjesët që kanë restauruar. Ai u shpreh se kanë bërë një sistem drenazhimi që bën të mundur kullimin e ujit që mblidhet në lokalitet. Kësisoj, ruhet lokaliteti prej dëmtimit nga uji.
BE përgatit masa ndëshkuese ndaj SHBA-së për Greonlandën
Roma blindon pozitën e katërt, triumfon në udhëtim tek Torin...
Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës...
“1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artiku...
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave