Këshilli Prokurorial i Kosovës ka përmbyllur intervistimin e tetë kandidatëve në kuadër të procesit të rekrutimit në nivel të prokurorive themelore, proces ky, i cili ka nisur në qershor të vitit 2020 dhe ka vazhduar me rishpalljen e tij në maj të vitit 2021.
Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve është përbërë nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial dhe është kryesuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ndërsa pas përmbylljes së këtij procesi, ky Komision do t’i propozojë Këshillit Prokurorial të Kosovës për votim kandidatët e suksesshëm.
Gjithashtu, me ketë rast, janë respektuar të gjitha afatet ligjore të zhvillimit të procedurave rekrutuese dhe janë zbatuar standardet profesionale, gjë që përbëjnë një proces të drejtë dhe transparent të vlerësimit të integritetit personal dhe aftësive profesionale të secilit kandidat.
Rrjedhimisht, procesi i intervistimit të kandidatëve është monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe shoqëria civile./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...