Dy persona janë lënduar si pasoj e një përleshje në një lokal në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj ndërsa policia ka shoqëruar një person në stacionin e policisë dhe janë në kërkim edhe të personave tjerë të përfshirë në këtë rast.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 13.06.2024 rreth orës 22:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj. Ekipe të policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat e para dyshohet se në një lokal disa persona janë përshirë në rrahje dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Policët kanë shoqëruar një person në stacionin e policisë dhe janë në kërkim edhe të personave tjerë të përfshirë në këtë rast. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar”, tha Veseli./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë