Tetë persona të mitur janë rrahur mes veti në Prizren pas një mosmarrëveshje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, tre prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar ndërsa të tjerët janë liruar.
“Prizren 07.10.2025-09:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë të dyshuar të mitur dhe si pasojë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?