Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në tubimin e sotshëm të organizuar nga protestues pro-unitetit në Barcelonë.
Në këtë demonstratë ka pasur edhe përleshje mes policisë dhe protestuesve, transmeton portali arbresh.info
Demonstrata u organizua nga grupi Shoqëria Civile Katalane, dhe rreth 300 mijë njerëz morën pjesë, sipas AFP.
https://youtu.be/kV_WGFqrCQI
Ndërsa organizatorët pretendojnë se mbi një milion njerëz kundër pavarësisë morën pjesë.
Dhjetëra protestues shkuan tek ndërtesa e parlamentit katalunas në Barcelonë.
Duke bërtitur slogane anti-katalanase, ata thyen pengesat e sigurisë, u ngjitën në shtyllat e llambave dhe talleshin me policinë që ruante parlamentin.

E njëjta organizatë ishte prapa një tubimi të ngjashëm masiv në Barcelonë tre javë më parë, kur policia vlerësoi se rreth 350,000 njerëz dolën në rrugë. Organizata pretendoi se ishin mbi 900.000 pjesëmarrës.
Kujtojmë se Katalonia shpalli pavarësinë të premten, duke bërë që Spanja të shkarkojë qeverinë katalunase dhe të shpallë zgjedhjet për 21 dhjetor./arbresh.info/

https://youtu.be/St2iDMy4vm8
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...