Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëveshjeje në trafik

09:16 | 4 Mars 2026
E.K

Dy persona dyshohet se u përfshinë në një përleshje fizike të martën rreth orës 12:50 në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Sipas Policia e Kosovës, të dy të dyshuarit pësuan lëndime të lehta trupore dhe morën trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Fushë Kosovë/ 03.03.2026 – 12:50. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, si pasojë e një mosmarrëveshje në komunikacion, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Të ngjashme