Janë përleshur dy grupe të personave në Prishtinë, me ç’rastë kanë pësuar lëndime tre burra, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një veturë.
Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor.
“Prishtinë 13.09.2022-03:01. Raportohet se si pasojë e përleshjes mes dy grupeve të personave lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë. Po ashtu është raportuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë. Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë