Mbrëmë rreth orës 23:00, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave në Mitrovicë. Nga kjo përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka bërë me dije se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Bedri Gjina’ në Mitrovicë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në informacionet e para dyshohet se katër persona të përfshirë në përleshje janë lënduar dhe të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor. Njësite përkatëse policore janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Zahiti
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati